Çegrani tubon 7520 euro dhe ia dorëzon Elvis Naçit për të pësuarit e tërmetit në Shqipëri

Banorët e fshatit Çegran kanë arritur të tubojë 7520 për Shqipërinë e goditur nga tërmeti I 26 nëntorit. Ata kanë vendosur që këto mjete t’ia dorëzojnë fondacionit “Firdeus” të Elvis Naçit me qëllim që ata të menaxhojnë me këto mjete. Theksojnë se iniciativa vazhdon edhe më tutje.

“Të gjitha ndihmat që do të tubohen do të dërgohen në emër të fshatit ÇEGRAN tek fondacioni “Firdeus” i teologut Elvis Naçi.

Edhe njëherë ju falemenderohemi të gjithve që kanë kontribuar dhe ndihmuar në çdo lloj mënyre.
Do Zoti organizimet tjera të na gjejnë edhe më të bashkuar, pasi Çegrani si i tillë di të bëjë punë të mëdhja, dhe këtë e kemi dëshmuar.

“ÇEGRANI PËR SHQIPËRINË”

Aksioni vazhdon…fuqishem!”, theksojnë nga iniciativa qytetare për mbledhjen e ndihmave për të pësuarit nga tërmeti në shqipëri