Seminar mbi përforcimin e rezistencës nga ekstremizmi i dhunshëm i komuniteteve lokale

Në mjediset e komunës së Gostivarit, në prani të përfaqësuesve të Stacionit Policor dhe administratës komunale, u mbajt trajnim për rritjen e kapaciteteve për qeverisje lokale, duke përfshirë edhe përfaqësues të policisë lokale, njofton Gostivari Sot 

Intenca e seminarit ishte përforcimi i rezistencës nga ekstremizmi i dhunshëm i komuniteteve lokale. Orhan Ceka, ligjerues i seminarit para të pranishmëve foli mbi shqyrtimin dhe analizën e teknologjisë lidhur me kundërshtimin e ekstremizimit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Çfarë është ekstremizimi i dhunshëm, shenjat dhe faktorët e hershëm që shpiejnë drejt radikalizimit, harmonizimi i politikave për kundërshtimin e ekstremizimit të dhunshëm në nivel qendror dhe lokal, roli i qeverisjes dhe policisë lokale, si dhe perspektiva historike dhe shembuj konkret rreth çështjeve që u trajtuan , ishin ndër pikat e debatit gjatë simninarit disa orësh.

Rudina Pasholli nga Qenda për Bazë të përbashkët u fokusua në përpilimin e strategjisë dhe përforcimit të rezistencës nga ekstremizmi i dhunshëm i komuniteteve lokale në Maqedoni e Veriut, duke shtuar se i  nevojshëm është  koordinimi ndër institucional mes pushtetit lokal dhe atij qendror si dhe forcave të rendit.  

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe koordinatori lokal në komunën e Gostivarit, Pajtim Saiti, ndërsa fjalë rasti në fillim të seminarit mbajti shefi i kabinetit të Kryetarit të komunës, Valbon Limani.

Aktiviteti rrodhi në suaza të projektit “Përforcimi i rezistencës nga ekstremizmi i dhunshëm i komuniteteve lokale në Maqedoni”, i cili implementohet me mbështetje dhe koordinim të plotë nga Qendra për bazë të përbashkët nga Shkupi, ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore dhe Mbretërisë së Holandës.

Duhet cekur që memorandumi për projektin “Përforcimi i rezistencës nga ekstremizmi i dhunshëm i komuniteteve lokale në Maqedoni”, është nënshkruar mes Komitetit kombëtar për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, Qendra për bazë të përbashkët nga Shkupi dhe komunat Çair, Gostivar dhe Kërçovë. Gostivari Sot