Tërmeti në Shqipëri, mbërrin pjesa e parë e ndihmave nga Komuna e Gostivarit

Pjesa e parë e ndihmave nga Komuna e Gostivarit për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri tashmë ka mbërritur në destinacionin e duhur, konkretisht në qytetin e Durrësit.

Komuna e Gostivarit ka qenë ndërv vendet e para që ka dërguar ndihmë pas tërmetit në Shqipëri. Bëhet fjalë për 300 batanie dhe pesë zjarrfikës.

Ndërkohë, Komuna e Gostivarit fton të gjithë qytetarët e Komunës tonë që të solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri dhe në shenjë respekti dhe mobilizimi të përgjithshëm vëllazëror, Komuna e Gostivarit organizon aksion vullnetar në grumbullimin e ndihmave materiale, të cilat do t’u dërgohen familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ndihmat mund të dorëzohen në hapësirat e Njësisë teritoriale të zjarrfikësve në Gostivar.

Gjatë ditës së nesërme është ftuar seancë e jashtzakonshme e Këshillit komunal të Gostivarit ku në rend dite ka një pikë të vetme: Propozim-vendim për ndihmë prej 620 mijë denarëve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.