Spitali I Gostivarit vendos në shërbim të pacientëve , aparat të modelit më të ri për anestezi

Spitali i Gostivarit është pajisur me aparat të modelit më të ri për anestezi “MAKE” i cili vlerësohet të jetë më i sofistikuari për sa i përket anestezionit dhe reanimacionit. Kështu njoftojnë nga Spitali I Gostivarit nga ku theksojnë se aparati në fjalë u prezantua dhe u lëshua në përdorim gjatë ditës së sotme nga ana e Drejtorit të Klinikës “Geting South East Europe” ,Dr.Vukashin Kariklic nga Beogradi.
Vlera e aparatit kapë vlerën e 3.500.000 den ose 57.000 euro i cili është investim nga të ardhurat vetanake të buxhetit të spitalit.

“Gjithashtu ju njoftojmë se sot menjëherë pas lëshimit në përdorim të aparatit të anestezisë nga ekipi i specialistëve anasteziolog dhe motrave medicinale u bë edhe intervenimi i parë tek një pacient, ku personeli dhe pacienti ngelën shumë të kënaqur nga efikasiteti I këtij aparati”, njoftojnë nga Spitali I Gostivarit
Shefi i repartit Dr.Sadri Zeqiri në emër të tij dhe në emër të të gjithë ekipit të tijë falemenderoi Drejtorin Dr.Jakup Jakupin dhe udhëheqsinë e spitalit për sigurimin e këtij aparati që krahas lehtësive, do të sjell efikasitet në punë, thuhet në njoftim.

“Në ditët në vazhdim do të prezentojmë edhe fillimin e proektit më të ri sa i përket investimeve kapitale në vlerë prej 15.000.000 den ose 244.000 euro – projekt i realizuar nga të ardhurat vetanake të buxhetit të spitalit”, paralajmërojnë nga Spitali I Gostivarit.