Largohen automjetet e braktisura nga hapsirat publike

Sektori për punë të brendshme Tetovë, është duke vazhduar me aktivitetet për largimin e veturave të
braktisura nga hapsirat publike të komunikacionit në Tetovë dhe Gostivar, të cilat vetqeverisja e Tetovës
dhe Gostivarit, kanë filluar bashkarisht ti realizojnë gjatë javës së kaluar.

Dymbëdhjetë pronarë të këtyre veturave edhe atë 7 në Tetovë dhe 5 në Gostivar, i kanë larguar veturat
nga vendet ku i kanë lënë duke u përgjigjur pozitivisht njoftimit me anë të afisheve, kurse veturat tjera gjatë javës do të ngriten dhe transportohen nga ana e shërbimeve komuanle të marimangës, dhe do të dërgohen në lokacone të caktuara për këtë veprimtari.

Numri i përgjithshëm i veturave të braktisura në Gostivar, sipas kontrollit të realizuar nga ana e
pjestarëve të policisë së SPB-Tetovë, është mbi tridhjetë, prej të cilëve rreth 14 janë shënuar, kurse
tjerat do të shënohen gjatë këtyre dy ditëve.

Në Tetovë, janë shënuar 17 vetura për tu ngritur kështu që edhe në po aq vetura tjera do të ngjiten
afishe. Qëllimi është që të gjitha veturat e braktisura, të largohen nga hapsirat publike të
komunikacionit, të ofrohet qarkullim i lirshëm dhe i sigurtë i këmbësorëve dhe pjesmarësve tjerë në
komunikacion. Gostivari Sot