Humaniteti në vepër, Nasir Tours organizon udhëtim falas drejt Shqipërisë

Agjencia Turistije Nasir Tours organizon sonte udhëtim falas për në Shqipëri.

”Të gjithë do marim kazmat dhe do ndihmojme duke hequr edhe guralecat më te vegjël. Sonte ora 00:00 para zyrës Nasir Tours do mblidhemi të gjithë për tu dalë në ndihmë Vëllezërve tanë në Shqiperi. Do mundohemi të kontribojmë me tesha, batanije, ushqim, dhe ndihmë fizike dhe morale, Vetë prezenca e qytetarëve të Gostivarit sadopak do e zbusë dhimbjen. Kontakt tel: 076333777. Te ndihmojmë së bashku”, njoftuan nga Agjencia në Gostivar. Gostivari Sot