Gostivar, 3 ditë zie për rastin tragjik në Shqipëri. Ndahen 1.1 milion denarë ndihmë financiare

Këshilli i komunës së Gostivarit, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, një zëri vendosi që të ndahen 1.1 denarë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, njofton Gostivari Sot 

Në seancën e jashtëzakonshme, po ashtu, u vendos që të shpallen tre ditë zie në shenjë të viktimave të rastit tragjik. E mërkura. enjtja dhe e premtja në Gostivar, do të jenë ditë zie. Gostivari Sot