Çegrani në ndihmë të vllezërve nga Shqipëria

U nisën për tek vendet e prekura nga tërmeti ndihma në veshëmbathje, barna dhe një shumë e konsiderueshme parashë.

Tashmë ndihmat e para janë në rrugë për në Shqipërinë tonë. Duhet të jemi krenarë me këtë rini tonën çegranase dhe jo vetëm, që në kohë kaq të shkurtë i’u përgjigjën ftesës tonë, duke treguar se çegranasit humanitetin e kanë ndër vyrtytet kryesore.Gjithashtu njoftojmë se kemi arritur të grumbullojmë mjete financiare në vlerë prej 1100€, të cilat do ti dërgojmë ditën e nesërme me shpresë se shuma do të rritet. Ne e dimë se kur një dorë jep, tjetra s’duhet ta shohë, por po vendosim këtë për të motivuar të gjithë tjerët, dhe për ti thënë Shqipërisë dhe shqiptarve se edhe ne jemi këtu dhe vuajmë bashkë me ju!

Ju faleminderit të gjithëve, dhe Zoti ju shpërbleftë, thuhet në njoftimin e të rinjëve të Çegranit, të cilët për një kohë të shkurtër arritën të organizohen dhe ti dërgojnë ndihmat e para të Çegranasve për në Shqipëri.