Aksion i Organizatës komunale e Kryqit të Kuq në Gostivar

Organizata komunale e kryqit të Kuq Gostivar ,fton të gjithë qytetarët e interesuar si dhe institucione dhe kompani të Komunës së Gostivarit , Komunës së Vrapçishtit dhe Komunës Mavrovë-Rostushë ,që duan të solidarizohen me Shqipërinë me rastin e tërmetit që ndodhi në ditën e djeshme ( martë ) ku përveç dëmeve materiale, për fat të keq kjo tragjedi mori edhe jetë njerëzish ,poashtu ka edhe shumë të lënduar.

Përveç donacionit në mjete finansiare që mund të bëhen nepermjet numrave të telefonit dhe Fondit te Solidaritetit . Donacione të ndihmave materiale në:
produkte ushqimore edhe atë ( ushqime të konzervuara ,miell ,vajë sheqer krypë ,orizë , pasra ,supa ,ujë etj );
mjete higjienike (derergjente, etj)
batanie ;
shtretër ,veshëmbathje e gjësende të tjera të nevojshme për çdo familje , në raste të tilla katastrofale për të gjithë ato që janë të interesuar për të bërë donacione mund të dërgojnë zyrat e Organizatë komunale të kryqit të Kuq Gostivar, rruga Major Cede Filiposki ,nr 17 Gostivar .

Duke filluar nga dita e sotme E Merkure deri te Ejnten me fillim në ora 9:30 deri nē ora 18:00
Donacioni juaj ndihmë e rëndësishme !