Tragjedia në Shqipëri, Komuna e Gostivarit dërgon një ekip zjarrfikësish dhe 300 batanije

Komuna e Gostivarit me kërkesë të kryetarit të Komunës, Arben Taravari, me një ekip zjarrfikësish prej pesë personave dhe 300 batanie do ta ndihmoj qytetin më të goditur nga tërmeti në Shqipëri, Durrësin, njofton Gostivari Sot

Do të ketë edhe ndihmë financiare nga Komuna e Gostivarit, për çka kryetari Taravari ka kërkuar mbajtjen e një séance të jashtzakonshme të Këshillit komunal të Gostivarit. Komuna e Gostivarit për tragjedinë që i ndodhi Shqipërisë, të gjitha flamujt i ka ulur në gjysëm shtizë dhe ato do të qendrojnë në atë pozicion për disa ditë.

Poashtu, Valbon Limani – shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, ka njoftuar se për shkak të tërmetit shkatërrues në Shqipëri, të gjitha manifestimet për festat e nëntorit në komunën e Gostivarit shtyhen për javët në vijim.

Nesër pritet që Këshilli Komunal të ndajë edhe mjete financiare për Shqipërinë. Gostivari Sot