Shoqata “Bashkarisht mundemi”, mjetet për festën së Flamurit i ndan për Shqipërinë

“Në emër të udhëheqësis së shoqatës sonte mori vendim për mjetet e grumbulluara nga donacionet për qëllim të festën së Flamurit që do të festonim në Tiranë me vendim të shoqatës do të ndahen mjete fianciare me vlerë prej 18.000 denar (300 €) për tu ndihmuar familjeve në Durrës pas tragjedis që e përjetuna nga tërmeti ditën e sotshme”, njoftuan nga Shoqata. 

“Me keqardhje e pranuam dhe ndjejmë dhimbje të thellë për lajmin nga Republika e Shqipërisë që ndodhi në mengjesin e sotshëm që pas tërmetit të fuqishëm që la pas shum viktima dhe me qindra të lënduar. Zoti i mêshiroft të vdekurit dhe sherim për të lënduarit. Dua tju informojmë që organzimin e paraparë më datë 28 Nëntori në qytetin e Tiranës për festën e Flamurit pêr shkak të situatës dhe për çështje sigurie e anulojmë këtë udhëtim dhe do të realizohet ndonjë organizim tjetër në periudhën e ardhëshme. Ju falemenderit për mirëkuptimin”, përfundon komunikimi. Gostivari Sot