Banori i Gostivarit hap shtëpinë për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Quhet Bujar Ziberi nga Gostivari. Ai ka njoftuar redaksinë tonë se është i gatshëm të lëshon shtëpinë e tij për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, njofton Gostivari Sot 

“Per vellezrit dhe motrat e Shqipërise qe ne keta çaste te paharuara dhe keta çaste te dhimbjes ju shprehi ngushllime me te sinqerta nga familja ime dhe bashkekombesit e mi te Maqedonise, s’kam fjale e as cka tjeter se cka te shtoj vec që mund te ndaj dhimbjet me vellezrit dhe motrat nga Shqiperia. Ju informoj nese eshte nevoja per strehim te familjeve te goditura nga termeti qe la pas pasoja te paharruara ju them se kam shtepi ku mundet me i strehuar 2 ose 3 familje apo  deri 10 persona ne Gostivar, deri sa te kete nje rrugedalje per familjet qe kane ngelur pa kulm”, shprehet ai, duke lënë në redaksi edhe numrin e telefonit. Gostivari Sot