Gostivar, një banor i Çegranit sulmohet fizikisht nga bashkëvendasit e tij

Dyzetë e gjashtë vjeçari R.D. nga fshati Çegran i Gostivarit, mbrëmë (24-nëntor) rreth orës 20 e 45 minuta, në Stacionin policor Gostivar, ka denoncuar se në rrugën ,,18-nëntori,, në Gostivar, ka qenë i ndaluar dhe fizikisht i sulmuar nga më shum persona nga i njëjti fshat, njofton Gostivari Sot 

“Menjëherë pas denoncimitm janë privuar nga liria: 19-vjeçari S.D., 27-vjeçari V.D., 48-vjeçari N.D.,
50-vjeçari I.D. dhe një 17-vjeçar të gjith nga fshati Çegran, si dhe 34-vjeçari B.A. nga fshati Kalishtë e
Gostivarit”, njoftuan nga Policia

Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit. Gostivari Sot