SOVRANI: Çatia e SHF “Goce Dellçev”, Zaev apo Taravari e tha të vërtetën ? 

Çatia e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar, është bërë mollë sheri mes kreut të qeverisë, Zoran Zaev dhe kreut të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. I pari në tubimin e së shtunën në Gostivar, tha që përmes  Faton Hasanit është arritur të inicohet realizimi i projektit, sakaq Taravari tha që projekti po realizohet pa asnjë ndihmë nga Qeveria, njofton Gostivari Sot  

E faleminderoj Faton Hasanin i cili dha propozim që të rekonstruhohet pas disa dekadash çatia e shkollës fillore “Goce Dellçev”, me përkrahje të UNDP-së dhe Ambasadës Zviceriane përmes Agjencisë Zviceriane për Zhvillim”, tha mes të tjerash Zaev në tubimin e së shtunën në Gostivar.

Pastoi reagimi i kreut të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Botërisht dihet që pullazin e SHF “Goce Delçev” e finansojnë UNDP (nëpërmjet projektit të Ambasadës Zvicrane) dhe Komuna e Gostivarit, pa asnjë ndihmë nga Qeveria e RMV”, shkruajti Taravari në Fejsbuk si përgjigje ndaj Zaevit, madje duke e quajtur informacionin e këtij të fundit si Fake News, apo lajm të rrejshëm.

Gostivari Sot, përmes rubrikës “Sovrani”, e nxjer në vlerësim publik këtë zhvillim.

Kujtojmë që portali Gostivari Sot, ka filluar me rubrikën “Sovrani” rubrikë  e cila do të synon të nxjerr në pah mendimin e opinionit publik për çështje të ndryshme sociale, ekonomike, politike dhe zhvillime të tjera që tangojnë shoqërinë.

Për zhvillimet konkrete, po krijohen anketa (sondazhe) në faqen zyrtare të Gostivari Sot në Facebook. Ndjekësit do të kenë mundësi që përmes votës së tyre të japin verdiktin për temën e caktuar.

Pyetja e sondazhit do të jetë: Çatia e SHF “Goce Dellçev”, Zaev apo Taravari e tha të vërtetën ?

Anketa e parë kishte të bëjë me zhvillimet e fundit në Teatrin e Gostivarit. Sondazhi ishte i hapur një javë.

Kujtojmë që sondazhet në Facebook nuk ndikohen nga stafi i redaksisë ose faqes që i krijojnë. Me një profil në Facebook mund të votohet vetëm një herë. Rezultatet e sondazheve janë të çastit dhe rrjedhën e sondazhit mund ta ndjekje çdo kush që fillimisht e shfrytëzon të drejtën e votës.

Jemi të vetëdijshëm që mundësia për manipulim të votimit ekziston për aq sa një person mund të hap më shumë se një llogari në Facebook, megjithatë në masë të madhe rezultati shpërfaq disponimin e shumicës së përdoruesve të kësaj platformave. Sondazhet online janë të besueshme por jo edhe nëse i krahasojmë ato me matjen e opinionit publik.

Redaksia e Gostivari Sot, nuk do të mban përgjegjësi për rezultatet e sondazheve, sepse, as që ka mundësi dhe as që tenton të ndikon në rezultatet e sondazheve.

Sondazhet në Facebook, nuk paraqesin barametër të qëndrueshëm shkencor dhe nuk zhvillohen me standardet e caktuara profesionale për realizimin e sondazheve. Për të vlerësuar vërtetësinë e rezultateve të anketës mbi pyetjet të cilat trajton ajo, duhet pasur parasysh disa aspekte të realizimit të saj, andaj ky princip nuk vlen 100 % tek sondazhet online.

Sa më të ndryshme të jenë karakteristikat demografike të të anketuarve, aq më gjithpërfshirës është rezultati. Matjet që janë jashtë standardeve, nuk përfaqësojnë mendimin real publik, prandaj besueshmëria e sondazheve online nuk mund të jetë e plotë.

Duhet cekur që redaksia mund të ndërhyjë vetëm tek komentet e sondazheve të cilat nuk do të jenë konform etikës së komunikimit dhe që do të përmbajnë porosi të urretjes, ofendime dhe fjalë banale, duke i fshirë të njëjtat pa përjashtime.

Sondazhi online zhvillohet në faqen zyrtare të Gostivari Sot në Facebook. Gostivari Sot