SHKA Jahi Hasani zbukuron festat e Nëntorit

SHKA Jahi Hasani nga Çegrani i Gostivarit, me ratin e festës së 22 nëntorit, u paraqit në disa evenimente kulturore. Një nga ata ishte manifestimi i mbajtur në Gostivar, njofton Gostivari Sot

“Ishin artistët e SHKA “Jahi Hasani” që e tronditën skenën e Qendrës për kulturë në Gostivar duke vallëzuar si shqiponja në një atmosferë mbresëlënëse dhe para publikut në numër shumë të madh gostivaras.
Me suitë nga trevat shqiptare dhe vallen e Pavarësisë të përgaditur nga koreografi ynë Berat Xhelili, arritëm të dëshmojmë edhe njëherë që ne jemi simboli i vlerave kombëtare në rrethinën e Gostivarit por edhe më gjërë”, shprehen nga SHKA Jahi Hasani.

SHKA Jahi Hasani paraqitje do të ketë edhe për festën e flamurit. Gostivari Sot