Lajmërim për Blegtorët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Nëntor, 2019 10:04

Lajmërim për Blegtorët

Kanë filluar aplikimet për masën plotësuese prej 400 denar për qingjat e dorëzuar në kapacitetet e regjistruara për therrje për vitin 2019.

Masa plotësuese erdhi si vendim nga Qeveria për te zbutur humbjet e blegtorëve nga cmimi i ulët i shitjes së qingjit për vitin 2019.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 15 dhjetor 2019.

Gjithashtu vazhdon afati i fundit për aplikim për subvencione për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar si dhe për pulat e therura për periudhën maj-shtator 2019, me një afat të ri deri më 22 nëntor.

Të gjithë ju që i plotësoni kushtet mund të aplikoni në mënyrë elektronike duke klikuar në web faqen e Agjensionit, www.ipardpa.gov.mk në fushën “Pagesat direkte-e-kërkesa” dhe do të jeni në gjendje të paraqitni kërkesën elektronike për qingjat e dorzuar, qumshtin e prodhuar dhe dorzuar ose për pula të therura në kapacitetet e regjistruara për therrje në periudhën maj-shtator 2019. Nëse ju nevojitet ndihmë në krijimin ose dorzimin e kërkesës elektronike mund të orientoheni për ndihmë në zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Nëntor, 2019 10:04