Festë e madhe në Dobërdoll, Besa fitoi derbin kundër Teteksit

Një derbi i madh është zhvilluar sot pasdite në stadiumin Global Arena në Dobërdoll të Gostivarit, ndërmjet KF Besa nga Dobërdolli dhe Teteksi, në kuadrin e javës së 10-të në Ligën e Tretë-Perëndim.

Besa shënoi fitore të madhe me rezultat 2-1, me golat e Aid Beadinit (26’) dhe Belul Nebiut (53’), për miqtë shënoi Zdravkovski në minutën e 18-të të takimit.

Kjo ndeshje kishte zgjuar interesim të madh tek shikuesit, ndërsa në tribunë u gjendën rreth 4 mijë shikues, shumë më shumë sesa edhe në elitën e futbollit vendor. Vendasit dëshmuan se jetojnë për futbollin, duke stërbushur stadiumin Global Arena në fshat.

Pas kësaj fitore, besa kalon në pozitën e parë me 27 pikë, dy më shumë se Teteksi nga Tetova,