Zaev nga Gostivari: Ne jemi vend multietnik prej çdoherë dhe askush nuk guxon të na ndajë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2019 17:05

Zaev nga Gostivari: Ne jemi vend multietnik prej çdoherë dhe askush nuk guxon të na ndajë

Kryeministri Zoran Zaev sqaron sot nga Gostivari se përse janë dhënë pagesat shtesë për prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike, duke nënvizuar se ato janë destinuar për rreziqe, siguri, ekspertiza dhe të ngjajshme, megjithatë ai thotë se nëse ekzistojnë dyshime se ka pasur mallverzime financiare apo përdorim dhe shpenzim joligor të parave, institucionet mund të hapin hetime.

“E dini se ligji mundësonte  për prokurorinë speciale publike, pagesa shtesë për prokurorët publikë dhe shërbimet e prokurorisë publike, për rrezik, siguri, ekspertiza dhe të ngjajshme, por për gjithçka që ekziston dyshime ose për dikund që qytetarët mendojnë se ka pasur çfarëdoqoftë  mallverzime financiare, përdorim  dhe shpenzim joligjorë të parave, gjithmonë intitucionet mund të hapin hetime. Ato janë organet hetimore ku ekzistojnë edhe institucione financiare në pjesën e pushtetin ekzekutiv edhe në pjesën e pushtetit gjyqësor, sa të dëgjojnë së dikush ka shkruar se dikush ka bërë analiza, ajo është bazë e mjaftueshme që të mund të veprohet në pjesën e keqpërdorimeve eventuale nëse kanë ndodhur këtu”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Sot e kërkojmë mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj konceptit që na çon në rrugën e drejtë dhe atë mu nga mjedisi multietnik siç është Gostivari, theksoi kryetari i LSDM-së dhe i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij në tribunën në Gostivar, duke folur për bashkëjetesën në vend.

“Ne jemi vend multietnik prej çdoherë dhe askush nuk guxon të na ndajë. Nuk do të lejojmë sërish ta përçajnë popullin. Me konceptin një shoqëri i hapëm të gjitha çështjet e paragjykimeve, ndërsa sot flasim për marrëdhënie ndërnjerëzore, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe këtë duhet të vazhdojmë ta bëjmë. Të mos u lejojmë njerëzve të cilët janë hipokritë dhe shtrijnë dorën vetëm nëse bëhet fjalë për pushtet, sërish të fusin përçarje. Prandaj më 12 prill së bashku të konfirmojmë se vazhdojmë rrugës së drejtë. Gjithçka tjetër është eksperiment i cili do të na kthejë prapa, jo me vite por me dekada”, tha Zaev në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë” në Gostivar.

Ai i kritikoi oponentët politik nga VMRO-DPMNE se flasin për shtete të pastra, shërbehen me gënjeshtra dhe dyftyrësi dhe se, siç tha, nuk treguan shtetformësi në momente të rëndësishme.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2019 17:05