Gostivar, Policia zbardh vjedhjen e kryer në një shtëpi

Sektori për punë të brendshme  në Tetovë, Zyra e jashtme për punë kriminalistike – Gostivar, e ka zbardhur në tërësi vjedhjen e rëndë , e cila është kryer në mes datës 3 dhe 5-nëntor dhe është denoncuar më datë 5-nëntor të këtij viti, në një shtëpi në Gostivar dhe deri në Prokurorinë themelore Publike Gostivar, do të dorëzohet padi penale kundër dy personave të mitur, të moshtës 17-vjeçe nga Kërçova, njofton Gostivari Sot 

Dy minorenët, dyshohet se me forcë kanë hyrë në shtëpi ku kanë vjedhur lloje të ndryshme të gjërave.

Gjësendet e vjedhura janë gjetur, kështu që do të kthehen tek pronari i shtëpisë në të cilën i kanë
vjedhur. Gostivari Sot