Edhe tre ditë nga spektakli i madh i MMA-së në Gostivar

Vetëm tre ditë na ndajnë nga spektakli i paralajmëruar i MMA-së që do të zhvillohet në Gostivar, kurse ky do jetë aktiviteti i dytë i organizator nga punëtori i palodhur, Valdet Bajrami. Sipas tij, do të zhvillohen mbi 20 përballje me luftëtar që vijnë nga Evropa ku edhe ka emra të njohur nga ky sport. Poashtu, ai ka paralajmëruar se do ketë edhe disa debutues nga Maqedonia që dëshirojnë të provojnë kualitetet e tyre edhe në MMA.

“Ky aktivitet nga fillimi është mbështetur edhe nga Federata botërore WMU dhe të gjitha përballjet do të regjistrohen edhe në faqen e specializuar të MMA-së, Sherdog. Kemi pasur shumë paraqitje, por jemi përcaktuar për 20 lufta me luftëtar nga jashtë, por edhe nga vendi. Pra, do kemi lufta profesionale dhe gjysmëprofesionale me të vetmin qëllimi që të zhvillohet ky sport në Gostivar dhe gjithë Maqedoninë e Veriut. Ky event do ketë mbështetjen e plotë edhe nga Federata Botërore ËMO ( Ëorld MMA Organization ) dhe të gjitha përballjet që do të zhvillohen do të regjistrohen ne faqen më serioze ne Botë – sherdog.com. Të gjithë ata qe duan të mbështesin ketë Eveniment të parë në Gostivarit të na kontaktoj”, ka deklaruar ditë më parë Valdet Bajrami.

Ndryshe, ky aktivitet do të zhvillohet në palestrën “Rinia” në Gostivar, ndërsa mesin e sponzorëve është edhe Komuna e Gostivarit. Nga Gostivari ka pesë luftëtar, ndërsa shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që do paraqiten në këtë mbrëmje të madhe sportive, janë: Arbin Selmani, Amer Plakic, Isuf Bylyku, Ado Limani, Luigj Nuredini, Aid Salihasi, Altin Lutfiu, Osman Demiri, Ruzhdi Elezi dhe Naim Samiu.