Bejta me faleminderim publik për drejtorin Memedi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Nëntor, 2019 16:51

Bejta me faleminderim publik për drejtorin Memedi

Nëkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta, përmes një postimi në Fejsbuk ka kumtuar takimin që pati me  drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti, njofton Gostivari Sot 

“Sot kisha nderin ta vizitoj në zyrën e tij drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë”, z. Bekim Memeti. Shfrytëzova mundësinë që ta faleminderoj për investimet e kryera në territorin e komunës së Gostivarit, siç ishte rruga regjionale Gostivar – Sërmnovë. Po ashtu i shpreha mirënjohje për projektin e radhës për rikunstruimin e rrugës regjionale Çajlë – Forinë, që do të realizohet brenda vitin që vjen”, shkruan Bejta në  Fejsbuk.

Brenda kësaj vere u inaugurua riasfaltimi i rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë, ndërsa në vitin 2017 u riasfaltua edhe rruga regjionale Zdunjë – Reçan. Gostivari Sot 

Sot kisha nderin ta vizitoj në zyrën e tij drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë”, z. Bekim Memeti.Shfrytëzova mundësinë…

Posted by Nevzat Bejta – Faqja Zyrtare on Tuesday, November 19, 2019

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Nëntor, 2019 16:51