Prishet rendi dhe qetësinë publike në një objekt hotelerik në Gostivar

Policia e Gostivarit dje pasdite ka kryer intervencë në një objekt hotelerik me kërkesë të pronarit. Intervenimi ka ardhur pasi që disa nga mysafirët e ndodhur në lokal kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, njofton  Gostivari Sot 

“Dje (17-nëntor) 65-vjeçari S.I. nga Gostivari, në SPB Tetovë ka denoncuar se rreth orës 19 e 15
minuta, në objektin e tij hotelerik i cili gjendet me lokacion në rrugën e ,,Ilindenit,, në Gostivar, është
prishur rendi dhe qetësia publike, nga personat M.Gj. (31) dhe 30-vjeçarit Zh.G., të dy nga Gostivari,
të cilët kanë organizuar aheng familjar në objektin e tij”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Nga atje bënë me dije që dy personat e denoncuar janë arestuar në Stacionin policorë Gostivar, ku janë përgaditur parashtresa adekuate ndaj tyre. Gostivari Sot