Policia në terren, sanksionohen 22 drejtues automjetesh në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Nëntor, 2019 14:59

Policia në terren, sanksionohen 22 drejtues automjetesh në Gostivar

Policët e komunikacionit në Gostivar, sot realzuan kontroll  rreth papërshtatshmërisë së lëvizjes së automjeteve në trafik, njofton Gostivari Sot 

Gjatë aksionit, u ndaluan gjithsej 22 automjete, dhe pas konstatimit ndaj drejtuesve u caktuan sanksione dhe u ndanë urdhra pagese për kundërvajte.

Aktivitetet e kontrollit në trafik po intensifikohen në regjionin e gjerë të Gostivarit.

Nga Policia njoftojnë që edhe në ditët në vijim do të realizohen aksione për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, kryesisht në autostrada Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët rajonale dhe lokale.

Do të ndiqen edhe drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, siç janë autobusët  dhe taksitë. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Nëntor, 2019 14:59