Policia arrestoi 28 vjeçarin nga Gostivari

Policia e Gostivarit ka kryer arrestimin e 28 vjeçarit me inicialet O.A nga Gostivari. Te personi në fjalë, gjatë kontrollit Policia gjeti drogë, njofton Gostivari Sot 

“Dje (17-nëntor) rreth orës 19 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, në rrugën ,,Pançe
Popovski,, në Gostivar, e kanë privuar nga liria 28- vjeçarin O.A. nga Gostivari, tek i cili është gjetur
marijuanë. Kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Rastet e tilla në rajonin e Gosivarit dhe rajonin e Pollogut në përgjithësi, kohëve të fundit janë bërë dukuri e shpeshtuar. Gostivari Sot