REPORTAZH | Tanushaj, fshati i betejave dhe udhëkryqit shqiptar

Tanushaj ёshtё fshat i Rekës së epërme në kufijtë administrativ të komunës së Mavrovës dhe Radostushës. Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 16 banorë  të etnitetit Shqiptarë, shkruan Gostivari Sot  

Tanushaj hyri në lajme në vitin 2001, pasi gjatë kryengritjes shqiptare policia ushtarak maqedonas të vendosur në fshatin Tanushaj dëmtuan xhaminë e fshatit për të parandaluar përdorimin e saj të mundshëm nga luftëtarët e UÇK-së.

Kështu, më 29 Korrik të vitit 2002, në Tanushë të Gostivarit aksidentalisht humbën jetën dëshmorët e brigadës 116, Tahir Sinani, Naser Ademi, Isë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.

Tanushaj dhe në tërrësi Reka e Epërme është një krahinë malore, e thyer dhe me kullota të begatshme. Reka e Epërme është një rajon me komunikim të kufizuar, i izoluar dhe i pazhvilluar, ku qasja dhe udhëtimi bëhet i vështirë gjatë muajve të dimrit të ashpër.

Banorët e Tanushajt por edhe Rekës së Epërme në përgjithësi, historikisht janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori dhe këtë, një pjesë e popullsisë së mbetur, vazhdon t’a kultivojë edhe në ditët e sotme. Për shkak të migrimit sezonal ose të përhershëm në rajonet e afërta dhe jashtë vendit në kërkim të punësimit dhe për kushte më të mira jetësore, kjo krahinë është ç’populluar shumë me kalimin e kohës.

Rajoni Reka e Epërme është e vetmja zonë në Maqedoni që të ketë një klimë të ftohtë alpine. Për shkak të lartësisë së madhe, rajoni është i ekspozuar ndaj erërave nga drejtime të ndryshme.

Rajoni i Rekës së Epërme kufizohet me Kosovën në veri dhe me Shqipërinë në perëndim. Tanushaj është një prej fshatrave të kufizuara me brezin kufitar. Kështu, kufijtë veriperëndimor dhe perëndimorë të Rekës së Epërme shkojnë përgjatë maleve të Korabit me majën Korab i Madh, në lartësi prej 2753 metra.

Ekziston një vendkalim i ngushtë në lartësinë 1920 metra mbi nivelin e detit, midis maleve Korab dhe Sharr që lejon komunikimin dhe ndërveprimin me krahinën etnografike/gjeografike të Gorës.  Përmes kësaj hapje, të vendosur në mes të tre pikave kufitare (ku gjendet edhe maja e malit Ksulje e Priftit, në 2092 metra lartësi) dhe malit Vracë, mundësohet lidhja më e përshtatshme e komunikimit (e përbërë nga një rrugë automobilistike, rrugë këmbësorësh dhe shtigjeve për mushka) midis ish-fshatit Shtirovicë në skajin verior të Rekës së Epërme dhe fshatit Restelicë në skajin jugor të krahinës së Gorës në Kosovë.

Kufiri jugor i Rekës së Epërme është në anën e djathtë brenda luginës së lumit Radikë. Ajo është në mes të fshatrave Vërbjan në Rekën e Epërme dhe Zheranicë në Rekën e Poshtme që përfaqësohen nga kufizimet gjeografike dhe komunikative të paraqitura nga malet e mëdhaja të Korabit. Një rrugë bashkon të dy fshatrat dhe është dalje kryesore për komunikim tranzitor brenda rajonit që shkon gjatë gjithë rrugës për në Dibër.

Pjesa lindore e kufirit jugor nga ana e majtë e luginës së lumit Radikë plotësisht i takon malit Bistra me majën Medenica në 2163 metra. Një rrugë lindore që kryqëzohet me të tjerët në fshatin Vallkavi shkon në drejtim afër fshatit Vërben, që gjendet afër kufirit lindor të Rekës së Epërme. Më tutje rruga vazhdon drejt në fshatin Hanet e Mavrovës dhe Liqenit të Mavrovës dhe më tej për në Gostivar.

Reka e Epërme  është një nën-krahinë gjeografike dhe etnografike e rajonit më të madh të Rekës në perëndim të Republikës së Maqedonisë të Veriut, e që përfshinë vendbanime në pjesën e sipërme të Komunës së Mavrovës dhe Radostushës dhe Komunës së Gostivarit. Krahina është vendlindje e dy komuniteteve, kominitetit mysliman shqiptar dhe komunitetit shqipfolës ortodoks që në shumicën e rasteve identifikohen si maqedonas, ndonëse me disa përjashtime në kohët e kaluara dhe të fundit. Gostivari Sot | Foto: Studio Akon