Në xhaminë e fshatit Çajlë te Vjetër u mbajtë ceremonia e hatmes së Kur’anit Famëlartë

Te premten në xhaminë e fsh. Çajlë te Vjetër u mbajtë ceremonia e hatmes së Kur’anit Famëlartë nga vijuesit e mësimbesimit të kësaj xhamie nën udhëheqjen e imamit H. Mujdin ef Xhaferri, njofton Flaka

Programi ishte i pasur me lexim te Kur’anit Famelarte, prezentim të kushteve themelore islame dhe më gjërë.

Në këtë pjesmarrje masive morri pjesë edhe Muftiu H. Shaqir ef Fetahu me bashkpuntorët e tij Z.Talat ef Sadiku, Z Sabahudin ef Zendel dhe Jusuf ef Xheladini.

Muftiu përshëndeti manifestimin duke folë për vlerën dhe rëndësinë e mësimbesimit islam në jetën e besimtarëve në përgjithësi.

Vijuesëve të mësimbesimit iu nda diploma, ndërsa Imamit dhe këshillit të xhamisë Mirënjohje për punën e palodhshme të tyre me qèllim të organizimit sa më të mirë.

Duane e hatmeve e bëri Hfz Jusuf ef Xheladini.

Në fund imami H. Mujdin ef Xhaferi në emër te xhematit përshendet dhe falënderoi Muftium me stafin e tij për përkrahjen e dhēnë. Gostivari Sot