Në Gostivar po lind një klub i ri i Xhudos

Në Gostivar po lind një klub i ri i Xhudos. Bartës dhe nismëtar është Arben Iseini kampion disa her i sporti të Xhudos në RMV, njofton Gostivari Sot

“Gjithçka nga fillimi,nji klub i ri i sapo formuar emri i të cilit ende nuk është vendosur. Pas nji Pauze të madhe kohore un si kampion disa her i sporti të Xhudos në R.M dhe tash si trainer me nji shpresë të madhe duke parë aftësit talentin dhe nevojën e fëmijëve tanë vendosa që ki sport luftarak të vazhdon traditën e dikurshme ku Çegrani krenoheshte me kampionët e sajë,e tash vendosa që Sportini Xhudos të jet prezent në mesin e fëmijëve tanë”, shprehet nismëtari Arben Iseini.

Ai shprehet se duke parë nevojën shumë të madhe të fëmijëve të cilët 60 % të kohës kalojn nëpër televizore dhe telefona ishte koha dhe momenti për formimin e nji klubi të Ri nga unë si profesor i sportit dhe mjeshtër i Xhudos (ll)-Dan, vendosa që dijen dhe mjeshtërin që posedoj nga ki sport me va bart fëmijëve tanë për nji jetë të shëndosh parandalim të deformiteteve të ndrishme dhe vetë besim tek vetja e tyre. Gostivari Sot

Stërvitjet mbahen tek Salla e sportit-Periferike
E Hënë ora 17:00’
E Mërkurë ora 17:00’
E Premte ora 17:00’