Festat e nëntorit, SHKA “Jahi Hasani” e ftuar në pesë evenimente

Festat e nëntorit kanë ngjallur jetën kulturore gjithandej viseve shqiptare. Kështu, janë aktivizuar edhe Shoqëritë Kulturore Artistike. Pesë ftesa për pjesëmarrje në evenimente kulturore për festat e nëntorit kanë arritur në adresë të SHKA “Jahi Hasani”, njofton Gostivari Sot  

“Deri më tani kanë arritur 5 ftesa për pjesëmarrje në manifestimet e festave të Nëntorit. Sigurisht se edhe përgatitjet vazhdojnë me intenzitet të lartë si për grupin e parë poashtu edhe për grupin e fëmijëve”, tha Zani Memedi nga SHKA Jahi Hasani, përcjell Gostivari Sot.

Kështu, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Bashkia Tiranë më 29 Nëntor 2019 në sheshin Skërndërbej do të organizoj koncert festiv, njofton Gostivari Sot

Në këtë event është ftuar edhe SHKA “Jahi Hasani” Çegran, e cila e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të prezanton repertuarin e vet. Gostivari Sot

LEXO: 

SHKA “Jahi Hasani” do të mer pjesë në Koncertin me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë