Pollog, zbulohen 24 automjete teknikisht të parregullta

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Nëntor, 2019 12:50

Pollog, zbulohen 24 automjete teknikisht të parregullta

Dje  prej ora 09.00 deri ora 14.00, në rajonin që mbulon Sektori për punë të brendshme Tetovë, është realizuar aksion kontrollues në komunikacionin rrugorë ndaj vozitësve dhe automjeteve.

Gjatë kontrollit janë zbuluar 24 automjete teknikisht të parregullta (TE-10 dhe GV-14) prej të cilave 20 kanë patur të parregullta pajisjet e ndalimit (frenat) edhe atë (TE8 dhe GV-12), kurse tjerat kanë patur parregullsi në paisjet e drejtimit, ndriçimit dhe pajisjet e detyrueshme.   Krahas kësaj janë zbuluar edhe 7 vetura me regjistrim të skaduar dhe një vetur e pa regjistruar, të cilat së bashku me veturar teknikisht të parregullta janë larguar nga trafiku, me çrast janë përgaditur parashtresa adekuate, si fletëpagesa për kundërvajtje dhe kërkesë për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje, deri tek gjykatësi përkatës, nvarësisht se, a bëhet fjalë për person fizik, juridik apo përgjegjës i personit juridik.

Gjatë kontrollit të ditës së djeshme, janë zbuluar edhe 11 vozitës (TE-6 dhe GV-5), të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre  para se të kalojnë provimin për patentë shoferi dhe një vozitës fillestarë, i cili nuk i’u ka përmbajtur përkufizimeve të parapara ligjore, për këtë kategori të vozitësve, si dhe një vozitës i cili nuk e ka mbajtur patent shoferin me vete.   Edhe për këto shkelësjanë përgaditur parashtresa adekuate ligjore.  

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Nëntor, 2019 12:50