Opinion nga Armin Brahimi: Teatri i Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Nëntor, 2019 22:35

Opinion nga Armin Brahimi: Teatri i Gostivarit

Me vëmendje kam ndjekur ndodhitë e fundit në qytetin tim, pikërisht në Teatrin e Qytetit tim, Teatrin që lindi me shumë mund e sakrificë, me shumë intriga nga intrigantë të dëshmuar në kohë! Nuk doja të komentoja ndodhitë, por duke qenë gati 2000km larg me trup, e gjithmonë aty afër me shpirtë e zemër, nuk munda të qëndroj pa mos shkruar të paktën një fjali! Të shkruaj një fjali, jo për të trazuar diçka, por për t‘u munduar të tregoj në cilën anë jam! Në kohën e Profetit Ibrahim a.s. kundërshtarët e tij në krye me mbretin e asaj kohe, vendosën që ta djegin Profetin Ibrahim a.s. kështu që ndozën një zjarr të madh, dhe me kalkutë do t’a hidhnin atë në mes të zjarrit! Të gjithë krijesat ishin në mbrojtje të Profetit, dhe një milingonë e vogël bartte ujë për ta shuar zjarrin! Kur e pyetën se pse mundohesh kot kur ti je kaq e vogël dhe nuk e shuan zjarrin dot, milingona ua kthehu: „unë e di që nuk mund ta shuaj zjarrin, por unë me veprimin tim vetëm dëshmoj se në cilën anë jam rreshtuar“!

Po pra, në të vërtetë unë jam shumë i vogël për këtë problematikë të madhe, por unë dua të dëshmoj se ku jam rreshtuar! Pikërisht është shumë e rëndësishme të rreshtohemi prapa të dëmtuarve, prapa atyre që u bëhet zullum nga njerëz që deri sot gostivarasit i njohin vetëm për zullumet e tyre! Njëri nga ata njihet në Gostivar si „Haxhuzja“ sepse ishte pikërisht ai që për të arritur famë personale, ofendoi nënat e Gostivarit me epitetin „Haxhuzet e Gostivarit“! E ai tjetri, ai aspak nuk njihet në Gostivar, sepse ai parapëlqen të jetojë dhe ta shijojë jetën nëpër qytete metropoliane, dhe rrallë herë tregon se vjen nga Gostivari! Ai njihet me lëvdatat e mëdha që ia dha ish Ministres së Kulturës nga rradhët VMRO-së, duke thënë se kurrë në Maqedoni nuk kemi patur Ministër të Kulturës më të suksesshme se sa ajo (VMRO)!
Dhe krejt kjo, pas debatit në TV që patën aktorët me regjisorin, për ata që nuk e njohin Gostivarin dhe personazhet në fjalë, menjëherë e kanë konstatuar se këtyre dy djemve u është bërë zullum, sepse ata flisnin shumë qartë dhe shumë lirshëm, pa asnjë prapavijë, kurse ai tjetri përball tyre shiste përalla duke futur në lojë gjuhën magjike të politikës si një ish politikan që pati shumë pozita dhe në të gjitha këto ai dështoi! Kurse ai tjetri nga mendjemadhësia as që kishte pranuar të përballet me dy djemt e Gostivarit, sepse ata nuk janë në nivelin e tij, dhe kjo përballje do të ishte poshtërsi për të!
Tani janë çuar peshë ca shokë të këtyre dy zullumqarëve duke i mbrojtur ata me statuse, dhe kjo tregon se ata që janë si ata, janë me ata!
Të dashur vllezër, qytetarë dhe rini e Gostivarit! Aspak nuk duhet ta tolerojmë zullumin, sidomos në këtë institucion, sepse është mëkat të mos jesh në anën e Beratit she Argjendit, këta dy të rinjë që 20 vitet e fundit na kanë gjallëruar qytetin tonë me shfaqje teatrale! E përderisa këta dy gjallëronin Gostivarin me shfaqje teatrale, ata dy tjerët vraponin ashtu si edhe sot, nëpër korridoret e qeverisë për të lëpirë ndonjë kockë që mund t‘ua hudhnin bossat (ministrat) e tyre! Unë Beratin dhe Argjendin nuk i njoh si shokë, ata i njoh vetëm nga aktiviteti profesional i tyre, dhe i mbroj sepse u është bërë padrejtësi dhe zullum, e ju që i mbroni ata tjerët, ju jeni shokë e miq të ngushtë të tyre, prandaj nuk mbroni drejtësinë, por vetëm shokët tuaj!
Le të reflektojë Ministria e Kulturës sa nuk është vonë!

Unë jam rreshtuar në anën e #Beratit dhe #Argjendit

P.S.: e nderuara profesoreshë universitare Luljeta Isaku, nëse për ju është ofendim thënia „bëhu burrë“, atëherë për mua (për Gostivarin) është shumë më ofendim t‘i quash „haxhuze“ Nënat e Gostivarit!

Me respekt, Armin Braimi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Nëntor, 2019 22:35