Administrata gjyqësore proteston, protesta edhe në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Nëntor, 2019 09:56

Administrata gjyqësore proteston, protesta edhe në Gostivar

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, që sot administrata gjyqësore në të gjitha gjykatat në vend  do të protestojë duke shprehur pakënaqësinë nga gjendja në gjyqësor. Një protestë e tillë po zhvillohet edhe në Gjykatën e Gostivarit, raporton Gostivari Sot 

“Të punësuarit do të protestojnë kundër vendimeve të Këshillit të Buxhetit Gjyqësor për rritjen e pabarabartë të shtesave të pagës për gjykatësit dhe nëpunësit gjyqësor dhe për mos sjelljen vendimit përfundimtar për pagesën e pagave për një pjesë të punësuarve që morën pjesë në grevën në vitin 2016”, njoftuan organizatorët e protestës.

Ato ankohen që me vendimin e Këshillit të Buxhetit Gjyqësor shtesat për pagat e gjykatave janë rritur për 10 për qind, ndërsa për administratën gjyqësore dhe personelin ndihmës-teknik për pesë për qind.

Po ashtu, administrata gjyqësore kërkojnë të kenë përfaqësues të tyre në Këshillin e Buxhetit Gjyqësor, si dhe ndryshim të definimit të pozicionit të shërbimit gjyqësor. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Nëntor, 2019 09:56