Programa zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin 2020

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2019 14:39

Programa zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin 2020

Propozim programa zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin 2020 ka përplasur këshilltarët e Gostivarit.

Shpëtim Xhelili nga BDI, tha se “do doja të jetë i pranishëm këtu të jetë edhe kryetari i komunës kur votojmë për nevojat dhe hallet e qyetarëve”. Ky program, shtoi ai, është i njejtë si vitin e kaluar, shumë propozime të pa realizuara nga ky vit që i paskeni lenë edhe për vitin 2020. Ne do ta votojmë programin zhvillimor, por kryetari duhet të punojë dhe të mos reklamohet vetëm në Facebook, por të dal në terren dhe të punohet, tha më tej Xhelili. Ai në fund tha se kryetari duhet të merret me realizimin e premtimeve që ua ke dhënë qytetarëve dhe jo me BDI.

Zoran Angelloski nga LSDM, tha se “duhet të them se kur e kam lexuar programën zhvillimore të 2020, mu duk se e kam lexuar atë të këtij viti. Thuajse asnjë projekt nuk paskeni realizuar dhe prapë të njejtat ua premtoni qytetarëve. Ne kishim disa propozime tonat, por ato nuk u realizuan dhe të njejtat i propozojë edhe për programën e vitin 2020”. Ai propozoi asfaltim të dy rrugëve, hapjen e bulevardit kreysor të qytetit, përmirësimi i ujësjellësit në Lagjen “Fazaneria” dhe “Tullana”, kanalzim në lagjen “Mllaki”, etj.

Besim Dogani – udhëheqës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik lokal pranë Komunës së Gostivarit dha sqarim për propozim-programën e vitit të ardhshëm. Sot tha ai, flas në emër të qytetarëve, organizatave dhe të interesuarve tjerë që i kemi takuar gjatë vitit. Ky programë nuk është produkt i Arben Taravarit ose dikujt tjetër, por i qytetarëve. Atë që thoni sot është vetëm çështje politike nga ana juaj dhe asgjë tjetër. Sa kemi pasur ne realizim do ta shihni në fund të vitit kur do ta shihni se sa kemi realizm të buxhetit dhe ajo që thoni ju do mbetet vetëm paushall. Kemi ndërtuar me dhjetëra kilometra rrugë, kanalizm e ujësjellës, e kështu me radhë. Kur e kam marrë detyrën nuk gjeta asnjë iniciativë nga ju që e kishit lënë si projekt, përfundoi Dogani.

Në lidhje me propozim – programën e vitit të ardhshëm të Komunës së Gostivarit reagoi edhe kryesuesi i Këshillit komunal, Besim Memedi. Ai ju drejtua këshilltarit të BDI-së, me ç’rast përmendi disa nga projektet e realizuara në vendbanimin nga ai vjen – Debreshin, të cilat punime e projekte siç ai tha, deri tani askush nuk i ka realizuar në Debresh.

Reagoi këshilltari Xhelili i cili tha se të gjitha projektet që bëhen, janë në dobi të qytetarëve. Sikurse vitin e kaluar edhe sivjet do ta votojmë programën, pavarësisht se ku ju do të investoni, por vërtetë të punoni, tha ai. Ai kërkoi sqarim nëse projektet e Debreshit janë të njejta nga viti i kaluar ose jo.

Sadir Elezi nga Sktori për Financa dhe Buxhet pranë Komunës së Gostivarit, tha se pos programës zhvillimore, komun ka edhe rangim dhe prioritete tjera mbi investimet e parapara për vitin 2020. Ato do të kyçen në buxhet për të cilin do të debatohet dhe aktualisht, shtoi ai, asgjë nuk është finale, por vetëm debat dhe propozime me të cilat pastaj duhet të përpilojmë Buxhet të konsoliduar për vitin 2020.
Replikë kërkoi sërish këshilltari Xhelili, por kryesuesi i Këshillit Memedi, i bëri me dije se ka kohë vetëm një minutë. Pas kësaj këshilltari Xhelili tha se nuk duhet lejuar huti të bëhet me qytetarët dhe projektet që i keni paraparë realizoni. Nëse nuk mundeni brenda një viti, realizoni në periudhën e ardhshme, por punoni se qytetarët duna punë.

Reagoi edhe këshilltari tjetër i BDI-së, Gazmend Memedi, i cili tha se po të njejtat propozime vijnë për Debreshin, vendbanimin e tij, sikurse vitin e kaluar.

Kryesuesi Besim Memedi sqaroi se ka projekt për rrugën Debresh-Zdunjë.

Këshilltari i ASH-së, Berat Jakupi tha se duhet të ndalojnë këto keq-përdorime nga ana e këshilltarëve që vijnë me lista partiake. Nëse kishit vërejtje, shtoi ai, duhej të vinit ditën kur u zhvillua debat e jo sot vetëm të akuzoni.

Këshilltari Xhelili nag BDI tha se vërejtjet dhe sugjerimet e tyre nuk mund ti nddalojë askush. Debatet tha ai, janë për qytetarët, sugjerimet vijnë nga këshilltarët. Këshilltari i ASH-së Berat Jakupi duke iu përgjigjur këshilltarit Xhelili të BDI-së, tha se nuk është racionale kur në këshill vijnë me lista partiake. Ndërkoh, këshilltari i Alternativës, Telat Fetai tha se zgjatja e debatit mbi propozim – programën e vitit 2020, nuk është asgjë tjetër pos për pikë politike. Ai kërkoi pastaj që edhe porpozimet e këshilltarit Angelloski të vendosen në rend dite dhe debati të merr fund që të mund të votohet programa.

Edhe LSDM tha se do ta votojë programën zhvillimore por me kusht që propozimet e tyre të votohen një nga një e jo bashkarisht.

Nga VMRO-DPMNE thanë se disa nga propozimet e LSDM-së gjenden në programën zhvillimore, ndërsa për disa prej tyre duhet të gjindet konstrukt financiar. Sadir Elezi nga Sektroi për Financa dhe Buxhet edhe një herë sqaroi se asgjë nuk është e kryme, pasi Buxheti ka kohë deri në përpilim final.

Nëse projektet i keni në programë pse nuk i vendost në të gjitha komisionet që të marrin edhe konstruksion financiar, pyeti këshilltari Angelloski i LSDM-së, kolegët e VMRO-DPMNE-së.

Nëse komuna e Gostivarit nuk ka para për të gjitha këto projekte, atëherë propozioni qeverisë që ti realizon këto projekte, tha këshilltari i ASH-së, Mirtezan Seilimi, duke iu përgjigjur atij të LSDM-së, pasi shtoi ai, ju e keni edhe pushtetin qendrorë.

Për ti fituar ato projekte duhet dikush ti kërkojë. Pse nuk i keni kërkuar nga pushteti qendroë dhe mjaft akuzuat të tjerër dhe kapuni me punë, ishte reagimi i këshilltarit Angelloski.

Nga VMRO-DPMNE tha se të gjitha propozimet janë shqyrtuar dhe ato me prioritet ndodhen në programën zhvillimore. Këshilltari Kashmir Saliu nga Forcat Demokratike Rome, tha se programa zhvillimore është mirë e përpiluar dhe sipas analizave të tij te investimet për popullatën dhe lagjet rome, ka projekte.

Njomza Shaqiri nga ASH akuzoi këshilltarin e LSDM-së mos bëj politikë në këshill, por ti mbrojnë qytetaret ashtu siç duhet. Nëse tha ajo, qeveria e Angelloskit e ka humb rrugen në nivel qendror, në Gostivar punët shkojnë mirë. Sa për patriotizëm tha ajo, edhe unë dua një shqiponjë në shesh të qytetit, po ajo nuk është prioritet dhe nevojë e qytetit.

Pas debatit rreth dy orësh, propozim-programa zhvillimore e vitit 2020 të Komunës së Gotivarit, kaloi me unanimitet votash. Tv Globi

Programa zhvillimore e Komunës së Gostivarit për vitin 2020 Përplasje mes këshilltarëve në Këshillin komunal të…

Posted by TV GLOBI on Thursday, November 14, 2019

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2019 14:39