Komuna e Gostivarit themelon edhe një ndërmarrje publike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2019 11:04

Komuna e Gostivarit themelon edhe një ndërmarrje publike

Ndërmarrja e re do të merret vetëm me menaxhim të mbeturinave

Komuna e Gostivarit themelon edhe një ndërmarrje të re publike. Ajo do të menaxhojë vetëm me mbeturinat në qytet dhe vendbanimeve përreth. Themelimi i kësaj ndërmarrje erdhi sot në Këshillin komunal si propozim.

Këshilltari i ASH-së, Mirtezan Selimi i cili ishte propozues për themelim të ndërmarrjes në fjalë, tha se ajo duhet të ketë edhe udhëheqësin e saj që tani.

“Nominim për anëtarin e Ndërmarrjes për menaxhime me mbeturinat, udhëheqësin e kësaj ndërmarrje dhe themelimin ndërkomunal të kësaj nërmarrje”, ishin tre propozimet e këshilltarit Selimi.

Kohë më parë themelimin e kësaj ndërmarrje në intervistë në TV Globi e paralajmëroi edhe drejtroi i Ndërmarrjes Publike “Kounalec” të Gostivarit, Isak Lazami. Ai tha se themelimi i ndërmarrjes së re ka ardhur me propozim të kryetarit Taravari. Kjo ndërmarrje tha ai, do të kontribuon për një qytet më të pastër dhe lehësim të punës të ndërmarrje me të cilin ai udhëheq e cila pos me ujësjellësin e qytetit, menaxhon edhe me mbeturinat.

Në vazhdim mbetet të shihet nëse themelimi i kësaj ndërmarrje a do të marrë ose jo dritë jeshile nga ana e këshilltarëve. Tv Globi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2019 11:04