Vende të lira pune për 125 ushtarë profesional

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2019 14:19

Vende të lira pune për 125 ushtarë profesional

Ministria e Mbrojtjes sot e shpalli konkursin publik për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta Lajm përcjell Gostivari Sot 

Afati për aplikim është 15 ditë, ndërsa informata më të detajuara për konkursin publik mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë www.mod.gov.mk.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të rinj dhe të motivuar të vendit tonë, të cilët i plotësojnë kushtet e theksuara në konkurs, të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila së shpejti do të jetë edhe Armata e NATO-s. Profesioni ushtarak ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim në karrierë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2019 14:19