Tre mijë denarë shtesë për të rinjtë që janë në marrëdhënie pune

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2019 14:13

Tre mijë denarë shtesë për të rinjtë që janë në marrëdhënie pune

Tre mijë denarë shtesë për të rinjtë do t’u paguhen personave deri në 23 vjeç me të paktën arsim të mesëm të kryer dhe të cilët janë në marrëdhënie pune me sigurim të detyrueshëm social në aktivitetin prodhues.

Këtë e parasheh Propozim- ligji për shtesën të të rinjve që është miratuar nga Qeveria, ndërsa tani do të dorëzohet për miratim në Kuvend.

Me ligjin në fjalë, tre mijë denarë janë paraparë edhe për personat e rinj që janë nën punëdhënësin- shfrytëzues të aktivitetit prodhues nga ana e Agjencisë për punësim si dhe bujqve të rinj individual me sigurim të detyrueshëm social, theksojnë nga Qeveria.

Qëllimi i ligjit për shtesën për të rinjtë është nxitje e punësimit të personave të rinj në aktivitetet e prodhimit pas kryerjes së shkollës së mesme me çka do të kontribuojë në përmirësimin e standardit jetësor dhe plotësimit të nevojave të punëdhënësve me fuqi kualifikuese adekuate të punës.

Ligji do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike, do të nxit rritjen ekonomike, ndërsa kjo do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksohet në komunikatë.

“Vendosim shtesë të rinjsh, 3.000 denarë në muaj për gjithë të rinjtë në aktivitetin prodhues! 3.000 denarë pagesë në llogarinë personale të të gjithë të rinjve deri në 23 vjeç me të paktën arsim të kryer të mesëm dhe që janë në marrëdhënie pune me sigurim social në aktivitetin e prodhimit, pastaj të personave të rinj të angazhuar te punëdhënësit përmes agjencisë private si dhe të bujqve të rinj me sigurim social”, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Krijojmë ekonomi të fuqishme në të cilën ekziston shans për të gjithë njerëzit e rinj”, ka shkruar mes tjerash, kryeministri Zoran Zaev.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2019 14:13