Sovrani, rubrika e re në Gostivari Sot

Portali informativ Gostivari Sot, nga 13 nëntori fillon me rubrikën e re në vazhdën e ndërtimit të strukturës dhe përbajtjes së deskut ditor dhe periodik. 

“Sovrani” titullohet rubrika e cila do të synon të nxjerr në pah mendimin e opinionit publik për çështje të ndryshme sociale, ekonomike, politike dhe zhvillime të tjera që tangojnë shoqërinë.

Për zhvillimet konkrete, do të krijohet anketë në faqen zyrtare të Gostivari Sot në Facebook. Ndjekësit do të kenë mundësi që përmes votës së tyre të japin verdiktin për temën e caktuar.

Sondazhet në Facebook nuk ndikohen nga stafi i redaksisë ose faqes që i krijojnë. Me një profil në Facebook mund të votohet vetëm një herë. Rezultatet e sondazheve janë të çastit dhe rrjedhën e sondazhit mund ta ndjekje çdo kush që fillimisht e shfrytëzon të drejtën e votës.

Jemi të vetëdijshëm që mundësia për manipulim të votimit ekziston për aq sa një person mund të hap më shumë se një llogari në Facebook, megjithatë në masë të madhe rezultati shpërfaq disponimin e shumicës së përdoruesve të kësaj platformave. Sondazhet online janë të besueshme por jo edhe nëse i krahasojmë ato me matjen e opinionit publik.

Redaksia e Gostivari Sot, nuk do të mban përgjegjësi për rezultatet e sondazheve, sepse, as që ka mundësi dhe as që tenton të ndikon në rezultatet e sondazheve.

Sondazhet në Facebook, nuk paraqesin barametër të qëndrueshëm shkencor dhe nuk zhvillohen me standardet e caktuara profesionale për realizimin e sondazheve. Për të vlerësuar vërtetësinë e rezultateve të anketës mbi pyetjet të cilat trajton ajo, duhet pasur parasysh disa aspekte të realizimit të saj, andaj ky princim nuk vlen 100 % tek sondazhet online.

Sa më të ndryshme të jenë karakteristikat demografike të të anketuarve, aq më gjithpërfshirës është rezultati. Matjet që janë jashtë standardeve, nuk përfaqësojnë mendimin real publik, prandaj besueshmëria e sondazheve online nuk mund të jetë e plotë.

Duhet cekur që redaksia mund të ndërhyjë vetëm tek komentet e sondazheve të cilat nuk do të jenë konform etikës së komunikimit dhe që do të përmbajnë porosi të urretjes, ofendime dhe fjalë banale, duke i fshirë të njëjtat pa përjashtime.

Në ditët në vijim, do të publikohet sondazhi i parë online në faqen zyrtare të Gostivari Sot në Facebook. Nga afër do të njihen me metodologjinë dhe mënyrën e krijimit të sondazheve.