Punonjësit e gjykatave të premten në protestë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2019 14:05

Punonjësit e gjykatave të premten në protestë

Sindikata e të punësuarve në organet gjyqësore (SPOGJ) dhe Shoqata e administratës gjyqësore për të premten kanë paralajmëruar protesta të cilat do të mbahen në të gjitha gjykatat e vendit. Përmes protestës do të shprehet revolta për siç thuhet në njoftim “vendimet absurde të Këshillit buxhetor gjyqësor” të miratuara në dy muajt e fundit.

“Sindikata e SPOGJ, të pakënaqur që edhe më tej vazhdon tretmani jo i njëjtë i Këshillit buxhetor gjyqësor, me çrrastë po harrojnë se nëpër gjykata punojnë edhe administrata gjyqësore, shërbimi gjyqësor, personeli teknik ndihmës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Vendimet e Sindikatës do të publikohen para mediave të premten gjatë kohës së protestës, para Gjykatës Themelore Shkupi 2.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2019 14:05