Ja investimet e kryera gjatë dy viteve të fundit në Spitalin e Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2019 15:26

Ja investimet e kryera gjatë dy viteve të fundit në Spitalin e Gostivarit

“Investimet dhe proektet e realizuara deri më tani në spitalin e përgjithshëm “Dr.Ferid Murad”Gostivar kapin vlerën e reth 450.000 eurove”, kështu njofton drejtori i Spitalit, Jakup Jakupi, transmeton Gostivari Sot

”Mjetet janë të siguruara edhe atë 320.000 euro nga të ardhurat vetanake dhe 130.000 euro nga donatorë vendorë dhe të huaj”, shton Jakupi, duke përmendur investinet e realizuara:

Aparat digjital i Rengenit proekt i realizuar në – Tetor 2019.
2 Drita operative – Maj 2019.
Karike operative e moderuar – Maj 2019.
Gjenerator elektro kirurgjik – Qershor 2019.
Njësi APC elektrike Kirurgjikale – Shtator 2019.
Sondë 4D me hardver dhe softver – Prill 2018.
Kolonoskop diagnostik dhe terapeutik – Tetor 2018.
Sondë koneks F37 Hitachi- Tetorë 2018.
Aparate EKG – Shkurt 2019.
Reaksiometër – Tetorë 2018.
2 Kardiograf CTG – Prill 2019.
Kasetë për kirotazhë – Prill 2019.
Tre Inhalatorë – Prill 2019.
10 tabela për temperaturë – Tetorë 2018.
Set laringoskopik – Tetor 2018.
Aspirator – Prill 2019.
Izolim dhe rikonstruim i kulmit mbi repartin e Pediatrisë – Qershor 2019.
Rikonstruim i hapësirave të repartit të urgjencës – Gusht 2019.
Rikonstruim i hapsirave të repartit të sallave të operacionit – Anestezion dhe reanimacion – Shtator 2019.
Instalimi i programës më të sofistikuar të kontabilitetit dhe fakturimit – Janar 2019. Realizuam 87 punsime të reja me kuadra të ndryshëm profesional – 2018-2019.
2 kombi transportues për pacientë – Donacion Tika Turqi.
2 aparate shpërndarës oksigjeni – Donacion nga z.Gëzim Kadrija.
18 krevatë spitalorë – Donacion nga Zvicra – Mars 2018, si dhe 73 krevatë spitalorë – Donacion nga Zvicra – Tetor 2019.

”Pas përfundimit të këtyre proekteve të lartëpërmendura deri në fund të vitit 2019 do të realizojmë edhe shum proekte të tjera për të cilat do të jeni të informuar në vazhdimsi”, shprehet Jakupi.

”Gjithashtu për vitin 2020 jemi duke përpiluar Plan Biznesin ku nga buxheti i spitalit do të ndahen mjete të konsiderueshme për riparim,rikonstruim të hapsirave,aparatura mjeksore tepër të sofistikuara dhe shum investime të tjera kapitale që pacientëve tu krijojmë kushte sa më të mira”, shton Jakupi.

“Falemenderojmë Ministrinë e Shëndetsisë, Fondin për Sigurim Shëndetsorë,të gjithë donatorët vendorë dhe të jashtëm, administratën dhe personelin mjeksorë të spitalit që sa do pakë kan kontribuar në përmirsimin e kushteve në spitalin tonë.
Gjithashtu falemenderojmë dhe përshëndesim të gjithë ata që në mënyrë direkte apo indirekte përshëndesin realizimin e këtyre proekteve,pa mos i haruar edhe të gjithë ata që kritikojnë me apo pa arsye” përfundon Jakupi. J.D /Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2019 15:26