Qeveria tërheq Ligjin për tubime publike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Nëntor, 2019 11:25

Qeveria tërheq Ligjin për tubime publike

Një hap prapa e ka bërë Qeveria në lidhje me propozim- ndryshimet e Ligjit për tubime publike. Ata kanë njoftuar se Ligji në fjalë është tërhequr, nën arsyetimin se hapësirë për negociata dhe përmirësime në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dëgjoi vërejtjet e organizatave qytetare për ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për tubime publike dhe në seancën e sotme të 164 vendosi që të tërheq propozim-ndryshimet me qëllim që të sigurohet një konsultim më i gjerë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria vlerëson se ka hapësirë për negociata dhe për përmirësimin e përmbajtjes me qëllim që të mundësoj shprehjen e lirë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Nëntor, 2019 11:25