Buxhetit për vitin 2020, qeveria e vlerëson opozita e kritikon

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të martën në kuadër të seancës së rregullt të 164 do t’i konfirmojë propozim -buxhetin e Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2020, si dhe propozim ligjin për përmbarimin e Buxhetit për vitin 2020, transmeton Flaka  

Ministritë dhe institucionet kërkuan nga Qeveria shuma optimiste për projektet që janë në plan për t’u realizuar vitin e ardhshëm, por nga Qeveria bënë shkurtime serioze të projektimeve të tyre. Alsat  siguroi draft- versionin e propozim- buxhetit për vitin 2020.

Ministria e transportit dhe lidhjeve

  • Mbindërtim dhe rekonstruktim të objektit administrativ
  • Ujësjellës dhe kanalizim për komunat
  • Projekt për furnizim me ujë dhe largimin e ujërave fekale
  • Ujësjellës dhe kanalizim në Vizbeg
  • Investime në infrastrukturën hekurudhore

Sipas dokumentit, Ministria e transportit dhe lidhjeve sipas buxhetit jo zyrtar, për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizime nëpër komuna, gazifikim, investime në infrastrukturën hekurudhore ka kërkuar 90 milionë, ndërsa do marrë 82 milionë euro.

Prej 24 milionë eurot e kërkuara, Ministria e shëndetësisë në dispozicion ka marrë 22 milionë euro. Paratë planifikojnë t’i shpenzojnë për ndërtimin e Qendrës së shumëpritur klinike në Shkup dhe spitalin e ri në Shtip. Përveç ndërtimit të spitaleve të reja, në Ministrinë e shëndetësisë planifikojnë edhe rekonstruktimin e një pjese të institucioneve shëndetësore dhe për furnizimin e pajisjeve mjekësore.

Ministria e shëndetësisë

Rekonstruktimin dhe ndërtimin e objekteve të IPSH

Pajisje mjekësore

Ambulanca në vendet rurale

Spital i përgjithshëm në Kërçovë

Ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup dhe Shtip

Ministria e arsimit dhe shkencës sërish merr thuajse 7 milionë euro më pak nga paratë e kërkuara për investime në arsim. Me buxhet prej 17 milionë euro planifikon ndërtimin dhe rekonstruktimin e shkollave të mesme. Ndërtimin e sallave sportive dhe rekonstruktimin e konvikteve të studentëve.

 Ministria e arsimit dhe shkencës

Ndërtimin e shkollave fillore dhe të mesme

Rekonstruktimin e shkollave fillore

Ndërtimin e sallave sportive

Ndërtimin dhe rekonstruktimin e konvikteve

Më shumë para si zakonisht është planifikuar të kenë Ministria e punës dhe politikës sociale dhe Ministria e financave, mbi 800 milionë euro. Të dhënat zyrtare për arkën e shtetit tashmë janë vonuar pasi Qeveria vendosi në vend të seancës së djeshme, për buxhetin e vitit 2020 të diskutohet në seancën e ardhshme të Qeverisë. Të dhënat që siguroi Alsat mund të ndryshohen, por sido që të jetë, buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë më megalomani dhe do arrijë afër 4 miliardë euro.

Seanca e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën nëntë.

Kështu, për vitin e ardhshëm është projektuar  rritje prej 3.8 % e ekonomisë vendore, ndërsa deficit buxhetor 2,3 %.  Angellovska pa dhënë shumë detaje mbi propozim buxhetin e vitit 2020 tha se këtë herë buxheti i shtetit  është fokusuar në kapitalin njerëzor.

“Janë të parapara masa domethënëse për mbështetje qytetarëve. Fokusi i buxhetit këtë vit do vendoset  në investim në kapitalin njerëzor.09.03 Nëse duam të shkojmë përpara janë të rëndësishëm njerëzit, dhe investimet pikërisht do të jenë të drejtuar në mbështetje të kapitalit njerëzor, për shëndetësi më të mirë, për arsim më të mirë dhe mbështetje të fuqishme për bizneset”, deklaroi Ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Reaguan nga VMRO DPMNE. Nga kjo parti thonë se nga buxhetet megalomane të LSDM-së qytetarët panë vetëm hajni dhe shkatërrim, ndërsa sic thonë, realizimi i investimeve kapitale, në 3 vitet e fundit, është dëshpëruese.

“Banda kriminale në krye me mashtruesin Zoran Zaev e përgatit buxhetin më të madh në historinë e Republikës së Maqedonisë, i rëndë katër miliardë euro. Përderisa ishte në opozitë kritikonte se buxheti ka qenë i madh, duke premtuar se do të zvogëlojë dhe do të ulë borxhet. Zaev gënjeu. Borxhet vazhdimisht po rriten, investime kapital s’ka, dhe askush nuk e din ku po shpenzohen paratë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Propozim-buxheti për vitin 2020 pritet të miratohet në javën e ardhshme në seancën qeveritare dhe  i njëjti të dërgohet për miratim edhe në Kuvend. FLAKA