Administrata e Spitaleve nuk mund ta ndajmë nga pjesa tjetër e administratës

Administratën e cila punon në korniza të institucioneve publike shëndetësore nuk mund ta ndajmë nga pjesa tjetër e administratës që punon në sektorët e tjerë.

Kjo ishte arsyeja e vetme pse rritja e pagave në shëndetësi që ne e bëmë në fillim të këtij viti vlente për të gjithë, përpos punonjësve të administratës. Ata rritjen prej pesë për qind e morën që nga muaji shtator, si dhe administrata në çdo tjetër sektor.

Kemi pasur më shumë takime që nga rritja e pagave në muajin janar për të parë nëse për shkak të specifikave të punës administrata që punon në sektorin e shëndetësisë mund disi të ndahet nga pjesa tjetër e administratës.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha që në lidhje më personelin teknik të administratës kanë pasur biseda me përfaqësuesit e të dy sindikatave.

“Bisedimet do të pasojnë jo vetëm brenda kornizës së sektorit tonë, por edhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për të parë nëse mund ta bëjmë këtë”, shtoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për reagimin e personelit administrativo-teknik, i cili po kërkon rritje të pagave, pas rritjes së paralajmëruar të pagave të personelit shëndetësor.