Buxheti për vitin e ardhshëm 4,46 miliardë euro ?

Buxheti për vitin e ardhshëm do të peshojë plot 4.46 miliardë euro, nëse merret parasysh propozimi i rishikuar nga mbledhja e qeverisë e mbajtur ditën e martë, njofton Telma.

Sidoqoftë, ende nuk ka informata të sakta nëse buxheti do të ngel i projektuar në këtë shumë apo do të pësojë ndryshime.

Ajo që është e sigurt, tani për tani,sipas Ministres së Financave, Nina Angelovska, është se deficiti buxhetor do të arrijë në 2.3% të GDP-së.