Lëvizjes Besa i bashkohen disa rinistë të Vrapçishtit

Lëvizjes Besa i bashkohen disa të rinjë nga Vrapçishti. Kështu njoftuan nga kjo parti, ku njoftojnë se grupi i të rinjëve u mirëprit nga lideri, Bilall Kasami, njofton Gostivari Sot 

“Sonte në selinë e Lëvizjes, një grup të rinjësh nga komuna e Vrapçishtit, të cilët kanë qenë pjesë e iniciativave qytetare, vendosën t’i bashkohen familjes së madhe të BESËS. I shoqëruar nga kryetari i Forumit Rinor, Liridon Useini, pritëm këtë grup të mrekullueshëm të rinjësh. Mirë se erdhët në Forumin Rinor më aktiv dhe më të zëshëm në vend”, thuhet në njoftimin nga Besa. D.Z / Gostivari Sot