Gjatë pasdites dhe gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të kohëpaskohshme ndërsa gjatë pasdites dhe gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.

Temperatura minimal gjatë ditës do të jetë katër gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 23 gradë celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut kurse temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë me vranësira dhe me resheje të shiut në përmasa të mëdha. D.Z / Gostivari Sot