FOTO REPORTAZH | Vjeshta në Mavrovë

Mavrova është një fshat dhe vendpushim turistik në rajonin malor perendimor tëë Maqedonisë së Veriut.  Ai është i vendosur në Komunën e Mavrovës dhe Radostushës, shkruan Gostivari Sot 

Mavrova është një destinacion për turistët gjatë gjithë vitit për shkak të qendrës së saj të skijimit, parkut kombëtar dhe liqenit. Por, edhe stina e vjeshtës e ka burkurinë e vete.

Pra, çdo stinë e vitit ka bukurinë e vet në parkun kombëtar në Mavrovë. Kjo është arsyeja pse ky destinacion është i shkëlqyer për periudhën e dimrit dhe të verës, por bukuri jep edhe Pranvera dhe Vjeshta, e sidomos përskaj liqenit.

Hidrografia e parkut kombëtar dominohet nga liqenet e ngrirë dhe nga lumi Radika me përrenjtë që e ushqejnë atë. Në Mavrovë gjendet edhe Lokuv, liqeni më i ulët akullnajor në Maqedoni. Bimësia e parkut kombëtar përbëhet nga mbi 1,000 specie bimësh të larta, përfshirë edhe speciet e rralla dhe ato endemike.

Edhe fauna e Parkut Kombëtar është e shumëllojshme. Deri në ditët e sotme janë regjistruar 140 specie shpendësh, përfshirë skifterin, shqiponjën, shqipen e maleve, bufin e pyllit dhe bufin e madh.

Pasuria natyrore ju thërret në çdo hap. Mavrova ka 30 shpella piktoreske, midis të cilave dhe Shpella e Gropës së Sharit në afërsi të Rostushes.

Tereni ofron një mundësi të shkëlqyer për hulumtim, derisa kalëroni mbi kalë ose deri sa lëvizni nëpër shtigjet e çiklizmit dhe alpinizmit, ndërsa shpatet e maleve ju ofrojnë mundësi për kampim dhe shëtitje të gjata.

Sipërfaqja e parkut është 73.088 hektarë dhe është e pasur me disa lloje endemike të bimëve, si dhe me 82 lloje kafshësh të mbrojtura.

     

Liqeni i ngrirë në lartësinë më të ulët është liqeni Lokuv në Malin Deshat, në lartesine 1,565, kurse liqeni i ngrire ne lartësine më të madhe është ai që gjendet nën pikën e Golem Korabit në 2,470 metra. Lumi Radika dhe grykat, shpatet, shkëmbinjtë dhe shpellat e tij ndajnë Malet e Bistrës, Korabit dhe Sharrit. Pjesa kryesore e parkut kombëtar gjendet në luginën e lumit. D.Z | Gostivari Sot