FOTO LAJM | Sahat Kulla, shenjëzim i qytetit të Gostivarit

Pikërisht qyteti i Gostivarit është i shenjëzuar nga Sahat Kulla. Ndodhet në qendër të Gostivarit dhe si e tillë stoikisht u ka përballuar të gjitha sfidave të kohës dhe është dëshmitare e të gjitha zhvillimeve në këtë qytet, shkruan portali informativ Gostivari Sot 

Objekti në pjesën më të madhe i ka ruajtur veçoritë e ndërtimit dhe nuk është rastësisht përmendore e kulturës së qytetit.

Objekti aso kohe është ndërtuar nga Ismail Aga, një pasanik i madh i kohës. Ky symbol është paraqitur edhe në stemën e komunës së Gostivarit e cila është paraqitur me kështjellë që e shpreh pasqyrën për lashtësinë e qytetit, në mes është vendosur “Sahat Kulla”, me të cilën shprehet arkitektura burimore e qytetit, e në prapavijë është prezentuar lumi “Vardar” në formë të harkut që e shpreh rrjdhën e lumit, nga ana e majtë shtrihet Mali Sharr, e nga ana e djathtë shtrihet mali i Thatë me gërshtetim të të gjithë sipërfaqes të ngjyrës së bardhë të kaltërt të mbyllur dhe ngjyrë të kaltërt të hapur. D.Z / Gostivari Sot