FOTO LAJM | Pika e fluturimit në paragllajding dhe Çegrani në horizont

Më 27 qershor të vitit 2015, në mënyrë solemne u inaugurua pika e parë e fluturimit në paragllajding në territorin e Komunës së Gostivarit, shkruan portali informativ Gostivari Sot 

Me këtë projekt u mundësua pajisja dhe avancimi i fushës për ngritje dhe fushës për zbritje në paraglajding që ndodhet në territorin e fshatit Çegran. Pika e fluturimit në paragllajding ndodhet rrugës për në fshatin Koritë.

Në Gostivar ekziston një klub për paraglajding i quajtur “Kondor” i cili ka një nivel bazë të aktiviteteve në këtë drejtim. D.Z / Gostivari Sot