“Ballkani Perëndirmor do të jetë faktor i rëndësishëm në Evropë”

Kalim i kufijve vetëm me letërnjoftime, korsi të shpejta për maunët dhe njohje e ndërsjellë e diplomave, janë vetëm disa nga përfitimet e deklaratës të cilën në Ohër e nënshkruan kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ata sot në Ohër u bënë thirrje edhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor që të kyçen në këtë iniciativë dhe bashkërisht të ndërtojnë një Ballkan Perëndimor më ndryshe, që d të jet vend më i mirë për të jetuar dhe faktor i rëndësishëm në Evropë.

“Plani aksionar parashikon punë të plotë 24 orëshë për çdo ditë të javës të vendkalimeve kufitare, mundëson lëvizje vetëm me letërnjoftim të të gjithë qytetarëve të këtij rajonit, mundëson kushte të cilat do të mundësojnë korsi të shpejta për maunët në vendkalimet kufitare, mundëson njohje të ndërsjellë të të gjithë dokumenteve nga pjesa e agjencioneve për ushqim dhe veterinari deri te të gjitha institucionet tjera administrative, me qëllim të shkëmbimit më të madh të mallrave dhe lehtësimin e shërbimeve”, deklaroi Zoran Zaev.

Është përpunuar edhe një plan konkret se si në mënyrë të ndërsjellë të njihen diplomat që të mund investitorët e huaj dhe vendor të kenë ofertë të plotë dhe gjithpërfshirëse të kuadrit të kualifikuar në gjithë rajonin.

Për presidentin serb kjo është një iniciativë e rëndësishme edhe për qytetarët edhe për sektorin e biznesit. Iniciativa për bashkëpunim rajonal, tha Vuçiq, nuk don të thotë krijim i ndonjë Jugosllavie, por është proces me të cilin po krijohet jetë më e mirë dhe më cilësore në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Këtë iniciativë ndoshta dikush do ta shkatërrojë e do të dështojë, por definitivisht sjell jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët dhe kompanitë tona. Jam krenar që e firmosëm. Kjo gjithsesi do të jetë e ardhmja. Këtu nuk ka kurrfarë Jugosllavi, por ka jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, tha Vuçiq.

Kryeminstri i Shqipërisë gjithashtu tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa lëvizja e lirë e njerëzve. Ai tha se takimi i ardhshëm do të mbahet në Durrës më 21 nëntor, dhe pret që në të të marrë pjesë edhe Josef Borrel, pasardhësi i përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogherini. Rama shtoi se nuk e ka ndryshuar mendimin për Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për shkak të msnjohjes së Kosovës, por tha se në ndërkohë moszgjidhja e këtij kontesti nuk është arsyetim që Kosova të mos jet e kyçur.

“Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por t’i përfishijmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk kishte pengesa që Presidneti ose Kryeminsitri i Kosovës të marrin pjesë në dialog dhe të pajtohen me gjithë të tjerët për të gjitha elemntet. Kujtoj që duheshte kohë që përfaqësuesit e Kosovës të pranohen në takim të njejtë me autoritetet e atëhershme të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, sepse asnjëra nga palët nuk dëshironin të ulen në të njejjtën tavolinë. Tani pjesmarrja e Kosovës nuk është vendosur në pikëpyetje dhe nuk mundmei ta kuptojmë gjith këtë, nuk shoh interes në kthimin mbrapa. A duan qytetarët e Kosovës të presin rend nëpër kufij apo të hapen kufijtë?”, deklaroi Rama.

Takimi i parë trepalësh i kësaj iniciative u mbajt në Nish të Serbisë, i dyti ishte sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndërsa takimi i tretë është paraparë të mbahet në Durrës të Shqipërisë më 21 dhjetor.