Urbocidi i objekteve fetare në Gostivar. Si u prishën Xhamitë në pjesën qendrore të qytetit ?

Panoramën e Gostivarit të vjetër e zbukuronin xhamitë me minare të ndërtuara në stilin oriental. Ishin dy objekte fetare Islame që ishin ndërtuar në pjesën qendrore të qytetit, njëra tek hapësirat e parkut në sheshin e qytetit, dhe tjetra tek tregu i gjelbër. Kjo pamje e Gostivarit pushtetin e atëhershëm e irritonte prandaj duhej të ndërmarrë fushatë për ta irrituar popullatën e konfeksionit Islam, e cila sipas tyre fatin e vet duhej ta gjente në tokat përtej Anadollit dhe jo këtu, ku kishin jetuar gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre. Krahas objekteve të Xhamive, pushtuesit rrënuan çdo gjë pranë tyre, siç ishin medresetë, dyqanet dhe varrezat, kjo me qëllim që të zhdukesh çdo gjurmë e së kaluarës. Duhet theksuar që në këtë fushatë të pushtetit të atëhershëm u rrënuar edhe shumë objekte të tjera me rëndësi historike për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit.

Driton ZENKU

Në periudhën e viteve 1945-1960 në Gostivar pushtuesi i kohës filloi realizimin e projektit të Çubrilloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve dhe turqve për në Turqi.

Përveç formave tjera për nxitjen e shpërnguljes pushtuesi i atëhershëm filloi të aplikojë edhe forma tjera të zhdukjes së objekteve me rëndësi historike, kulturore dhe fetare në Gostivar.

Panoramën e Gostivarit të vjetër e zbukuronin xhamitë me minare të ndërtuara në stilin oriental.

Ishin dy objekte fetare Islame që ishin ndërtuar në pjesën qendrore të qytetit, njëra tek hapësirat e parkut në sheshin e qytetit, dhe tjetra tek tregu i gjelbër.

Kjo pamje e Gostivarit pushtetin e atëhershëm e irritonte prandaj duhej të ndërmarrë fushatë për ta irrituar popullatën e konfeksionit Islam, e cila sipas tyre fatin e vet duhej ta gjente në tokat përtej Anadollit dhe jo këtu, ku kishin jetuar gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre. Atë që deshën ta bëjnë serbomëdhenjtë në vitin 1930, për
të djegur xhaminë siç është Xhamia e Jurit, ose xhamia e Xhedit, që njihet në popullatë si Xhamia e re, e realizuan pushtuesit e radhës. Sipas dokumenteve të arkivuara në Bashkësinë Islame, ky objekt fetar është ndërtuar në vitin 1859.

Pranë xhamisë ka funksionuar edhe medreseja. Pas djegies së xhamisë dhe të medresesë, serbomëdhenjtë pas disa ditësh e rrëzojnë edhe minaren. Me djegien dhe shkatërrimin e xhamive ata në mënyrë vandale rrafshojnë edhe
varrezat që kanë qenë në oborrin e xhamisë. Sot në vendin e Xhamisë së dikurshme ekzistojnë 29 dyqane të llojllojshme. Me denacionalizimin, hapësira iu kthye Bashkësisë Fetare Islame, e cila menaxhon me këto objekte. “Këtë kompleks e ndërtoi në vitin 1933-34 nëpunësi i zyrës së Vakëfit Islam në Gostivar, Beqir Pashiq Efendiu nga Bosnja. Aty ku e lanë serbomëdhenjtë e vazhduan sllavo -komunistët në vitin 1950 , të cilët në këtë mënyrë synonin të irritonin popullin që të marrë rrugën përtej Anadollit”, thotë gazetari Nazif Selimi, i cili ka bërë hulumtime
gazetareske për një kohë të gjatë. Pas fazës së denacionalizimit, Muftinia e Gostivarit ka bërë projekt ideor për rikthimin e Xhamisë, por për shkaqe financiare ka ngelur për tu realizuar në periudhën në vazhdim. Regjimi i kohës iu vërsul edhe Xhamisë së Mehmet Pashë Kaçanikut, që njihej si Xhami e Çarshisë. Kjo Xhami simbolizonte të kaluarën e lavdishme historike të kësaj popullate.

Arsyetimi për prishjen e xhamisë kurrë nuk u bë i ditur, ndërsa përballë saj gjendet Kisha ortodokse, e cila sipas çdo logjike të shëndoshë dhe të çdo lloj arsyetim duhej të ketë fatin e xhamisë. Edhe pse në distancë hapësinore prej jo më shumë se 50 metra, njëri objekt u rrënua dhe tjetri jo.

“Kur them se Xhamia e Çarshisë ka pasur simbolikën e vet, vlen të theksohet se kjo Xhami është ndërtuar në vitin 1654 dhe së cilës pas 40 vjetësh iu bënë plotësime nga ana e Haxhi Sali Efendiut, që ishte me prejardhje bejlerësh. Ky objekt fetar madhështor njihej si Xhami e Mehmet pash Kaçanikut.

Në lokacionin e kësaj xhamie sot ekziston Parku i qytetit në qendër të Gostivarit. Prishja e Xhamisë dhe rrafshimi i varrezave, u prit me indinjatë nga banorët e Gostivarit, të cilët eshtrat e prindërve i varrosën në varrezat e Mëhallës së Re. Vandalistët nuk i kursyen edhe gurët e mermerit që gjendeshin mbi varre dhe të cilat kishin vlerë historike.
Paralelisht i prishën edhe dyqanet që përbënin kompleksin e saj historik, ndërsa nuk u kursyen edhe ndërtesat rreth e përqark saj, të cilat kishin arkitekturë islame”, thotë Selimi.

Kjo ndërtesë me karakter shoqëror është ngritur në kohën e qeverisjes osmane. Gjithnjë ka qenë ndërtesë e
administrimit lokal. Edhe gjatë luftës së dytë botërore shërbeu si vend i prefekturës së Gostivarit.

Edhe kjo ndërtesë kishte një arkitekturë karakteristike orientale. Në projektin për shkatërrimin e objekteve të rëndësishme historike gjendej edhe Hyqmeti i Gostivarit.

Në këtë lokacion duhej të parashihej ndonjë godinë e re. Në vend të objekteve me vlerë historike u ndërtua ndërtesa administrative e hidroelektranave. Duhet theksuar që në këtë fushatë të pushtetit të atëhershëm u rrënuar edhe shumë objekte të tjera me rëndësi historike për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Gostivari Sot