Mnaifestimi Tradicional “Mirë se erdhe o Resulall – llah” përmes fotografive

Nën organizim të Muftinisë së BFI – Gostivar nën patronazhin e Reisul Ulema i BFI e RMV; u mbajt për të 16-tin vit me rradhë Mnaifestimi Tradicional “MIRË SE ERDHE O RESULALL-LLAH”, në përkujtim të Muhammedit alejhis-selam, raporton Gostivari Sot.

  

Në Palestrën Sportive RINIA në Gostivar, jehoi zëri i bukur i këndimit të fjalëve të All-llahut xh.sh. nga grupi i nxënësve të Institutit të hifzit dhe bukurleximit të Kuranit Famëlartë “Hfz. Hasan ef. Zendeli” nën udhëheqjen e drejtorit të këtij Instituti, Mr. Eljesa ef./ Asani.

Më pas fjalë përshëndetëse kishte Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, Hfz. Shaqir ef. Fetahu i cili u dëshiroi mirëseardhje të gjithëve duke kujtuar se Muhammedi a.s. dhe dashuria ndaj tij na bëjnë që çdo vit të tubohemi në këtë mënyrë që të përkujtojmë lindjen e tij dhe mesazhin që ai la pas veti për ne.

Në vazhdim të programit si çdo vit, u paraqit Kori i Muftinisë dhe i Medresesë së Gostivarit me ilahije kushtuar Muhammedit a.s., Medresesë dhe përmallimit të njerëzve për të me performime të mrekullueshme nga orkestri dhe udhëheqësi i Korit, sikur: Esra Ameti, Azra Rushiti dhe për herë të parë solisti gostivaras Suad Zulbehari.

Më pas fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema i BFI e RMV, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili bëri lutje tek i Madhi Zot dhe te shpirti i Muhammedit a.s. që jeta jonë të ndryshojë për nga emira dhe vlerat që mbjelli ai, të jenë prezente tek shoqëria jonë, larg pengesave, shpifjeve dhe akuzave në mes veti.

Më pas, Egzon Ibrahimi si mysafir special këndoi ilahinë Allah, për tu ngjitur në skenë mjeshtri i madh nga Shqipëria, artisti i popullit, Mirush Kabashi i cili me poezinë U NDA HËNA, e “elektrizoi” publikun, ku të gjithë në shenjë respekti u ngritën në këmbë nga fjalë t e mëdhaja që ai i tha për Muhammedin a.s.

Ai i cili e bëri të këndshëm tubimin ishte nxënësi i Medresës Arben Emini i cili u paraqit me ilahijen e re “KUBEJA JESHILE, kushtuar përmallimit për Muhammedin a.s.

Në ktë event, u dëgjua edhe kënga e re TI JE ZANI I SHQIPTARIT e kënduar nga Egzon Ibrahimi kushtuar eksodit kosovar dhe përkujtimit të 20 vjetorit të saj.

Programi u përmbyll me ilhaijen Allahumme Sal-li nga Arben Emini dhe Suad Zulbehari.

Në kët Manifestim, pjesëmarrës ishin të gjitha strukturat e BFI e RMV, sektorët e saj, institucionet arsimore, përfaqësues të jetës politike, e shoqërore, përfaqësues të pushtetit lokal e qendror, mysafirë nga Kosova e Shqipëria si dhe shumë miq e të ftuar nga vendi e jashtë.

Portali informativ Gostivari Sot, ashti sikurse edhe viteve të kaluara ishte sponsor medial i manifestimit. Gostivari Sot / A.B / FOTO: Studio DILO